Vuçiç ankohet tek rusët për ‘Shqipërinë e Madhe’

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç është takuar sot në Beograd me kreun e Dumës Ruse për Çështjet Ndërkombëtare, Leonid Slutsky.

Sipas asaj që raporton agjensia shtetërore e lajmeve në Serbi, Tanjug, Vuçiç ka diskutuar me zyrtarin rus edhe çështjen e Shqipërisë së Madhe.

“Ata shprehën shqetësim rreth konceptit të së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, duke nënvizuar se ajo përbën kërcënim për stabilitetin rajonal”, thuhet në raportimin e Tanjug.

Vuçiç më tej shprehur mirënjohje për Rusinë sa i përket qëndrimit të saj për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës dhe respektim të integritetit territorial të Serbisë.