Largohet një sulmues nga Arsenali

Olivier Giroud po mendon seriozisht largimin nga Arsenali.

Mirror shkruan se me Kupën e Botës një vit larg zhvillimit është Giroud ai që po kërkon futboll të rregullt.

Gjigantët francezë të Marseille janë gati që të paguajnë 20 milionë funte për 30 vjeçarin i cili ka shënuar 18 gola për Topçinjt këtë sezon.

Drejtori Sportiv, Andoni Zubizarreta tha për Giroud fjalë të mëdha së fundmi.

“Ai është lojtar i madh, por refuzoj që të spekuloj për emra të përveçëm”, deklaroi Zubizarreta.