VIDEO/ Intervista ku Sali Berisha parashikoi një 'Marrëveshje të Re' me kushtin që…

Marrëveshja e djeshme, megjithë debatin politike që ka shkaktuar kryesisht tek opinionistët politik dhe partitë e vogla që ndjehen të rrezikuara, për nga natyra dhe rëndësia e saj pritet të regjistrohet në analet e historisë politike të Shqipërisë. Është i bindur për këtë ish kryeministri Sali Berisha i cili e paralajmëroi këtë marrëveshje gati 3 javë më parë gjatë një intervistë dhënë për “Tonight Ilva Tare”, kur tha se: “vendi ka nevojë për një marrëveshje të re politike. Mendoj se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë frymëzuese për konkludimin e një marrë veshje të re dhe jam i bindur se këtyre politikanëve do ti mbetet merita e marrëveshjes së re”.

Por sot dekriptimi i deklaratës së bërë 3 javë më parë nga ish kryeministri Sali Berisha, nxjerr në pah edhe një tjetër qëllim se përse do të shërbente një “Marrëveshje e Re”: “Pro vetëm një Marrëveshje e Re që do të çonte Shqipërin të sigurtë në Europë”- ka saktësuar ish kryeministri Sali Berisha. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se garancia e kësaj marrëveshje që ka mbërritur në unison nga BE dhe SHBA, është se me implementimin e saj, vendi duket se do të përshpejtojë rrugëtimin e vet drejt aspiratës më të padiskutueshme që kanë shqiparët, anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Marrëveshja sot është arritur dhe palët janë vënë në punë për ta vënë në zbatim.

Ndërsa edhe njëherë si përherë, dikush e parashikoi, punoi dhe ndihmoi që kjo “Marrëveshje e Re” të vihej në jetë dhe ai e bëri këtë nën aureolën e heshtur dhe pa pretenduar asnjë kredit për këtë në rrespekt të vlerësimit që ish ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i bëri atij do vite më parë, atëhere kur e quajti atë “Burrë Shteti”.