FOTO/ Barcelona kopjon Romën, fanellat e dyta janë identik si të romanistëve

Në Spanjë janë zbulur fanellat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm dhe menjëherë mediat spanjolle kanë vërejtur diçka.

Fanella e dytë e Barcelonës për sezonin e ri 2017/2018 , do të jetë pothuajse identike me fanellën e parë të Romës.

Gazeta spanjolle "Sport" ka publikuar pamjet e fanellave të reja të Barcelonës dhe shfaqë ngjajshmërinë e madhe që ato kanë me fanellën e Romës të, e cila është publikuar para disa dite shkruan Indeksonline.

Kjo është paksa e çuditshme edhe nga kompania Nike, pasiqë siç janë punët të dy këto ekipet janë duke përfunduar këtë sezon në vendin e dytë në ligat e tyre, pozitë kjo që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve dhe të dyja ekipet mund edhe të përballen në ndonjë fazë të kësaj gare.