Dyshohet se spiunuan për Izraelin, qeveria iraniane ekzekuton 4 burra

Irani ekzekutoi 4 persona pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me inteligjencën izraelite.

Katër të pandehurit u arrestuan më 23 korrik 2022 dhe u akuzuan për përgatitjen e një operacioni kundër një qendre të Ministrisë së Mbrojtjes në Isfahan, një qytet i madh në Iranin qendror, në emër të Mossad, agjencisë izraelite të spiunazhit.