‘I paaftë dhe ‘kërcënim për demokracinë’/ Donald Trump: Administrata e Biden urren ShBA-në!

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar së fundmi se Amerika e “ka humbur rrugën” ndërsa vuri në dukje politikat e presidentit aktual Joe Biden si arsyeja kryesore.

“Ne jemi një komb që thjesht ka humbur rrugën e tij. Por ne nuk do të lejojmë që ky tmerr të vazhdojë,” tha Trump në një tubim me mbështetësit e tij në Nevada.

Gjithashtu Trump akuzoi administratën e Biden se po “shkatërron vendin”. Ish-presidenti e quajti pasardhësin e tij Biden si “një kërcënim për demokracinë” dhe “të paaftë”.

 Trump më herët ka akuzuar administratën Biden se kjo e fundit e urren vendin e vet.