Formacioni i Real Madridit kundër Malagas. Zidane me shumë mungesa

Dë dielën në orën 20:00 Malaga do të presë skuadrën e Real Madridit në ndeshjen që do të përcaktohet skuadra kampione në La Liga.

Të besuarit e Zinedine Zidanes do t’i mjaftojë vetëm 1 pikë për tu shpallur kampione, shkruan agjencia e njohur e lajmeve “Goal.com”, transmeton SYRI.net.

Mungesat

Gareth Bale pritet të mungojë pasi po vijon përgatitjet e tij vizike, ndërsa në këtë përballje do të mungojë edhe Dani Carvajal që pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

James Rodriguez humbi ndeshjen kundër Celta, por mund të kthehet në këtë përballe, ndërsa në krahun tjetër Pepe nuk ka gjasa të kthehet dhe mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me Realin.

"Goal.com" ka publikuar formacionin e mundshëm të Real Madridit.

/ SYRI.net /