Modric me fanellën e Milanit. Kjo FOTO po ‘çmend’ Realin

Çdo ditë dhe më shumë Milani po shton interesimin  për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Sipas burimeve të “Don Balon”, Presidenti i Realit Florentino Perez, mund të jetë i hapur për të shitur Modrc vetëm për një ofertë që tejkalon 50 milionë euro, transmeton SYRI.net.

Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një fotomontazh e mesfushorit kroat me fanellën e Milanit.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj transferte të mundshme duhet të presim çeljen e dritares së transferimeve.