FOTO/ Dënohet me 3 vite burg gruaja e ‘Zogut të Tiranës’

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në mungesë bashkëshorten e ish futbollistit të Tiranës dhe të Kombëtares, Indrit Fortuzi.

Dënimi ndaj Junida Fortuzit është dhënë me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj personave, ndërsa akuza e mashtrimit me pasoja të rënda është rrëzuar në gjykatë.

Në këmbim të udhëtimeve me agjencinë turistike “Just Travel”, Junida Fortuzit mashtronte qytetarët duke iu merrte paratë e më pas i linte në mes të rrugës.

Për çiftin Fortuzi hetimet nisën nga policia e Tiranës dy vite më parë. Ndaj tyre u depozituan ndaj tyre me 10 kallëzime për mashtrime. Sipas hetimeve, rezultoi se ish futbollisti i njohur dhe me epitetin “Zogu i Tiranës” në Futboll, së bashku me gruan e cila ishte administrator e “Just Travel”, mashtruan qytetarët duke përfituar mijëra euro në këmbim të udhëtimeve që nuk u realizuan kurrë.

Indrit dhe Junida Fortuzi

Në gjyq, si e pandehur u dërgua vetëm Junida Fortuzi dhe ndaj futbollistit hetimet u veçuan.

Prej më shumë se dy vitesh, ata rezultojnë se janë larguar jashtë vendit dhe ende mbetet mister destinacioni se ku qëndrojnë. Arsyeja e largimit lidhet me mashtrimet dhe borxhet e akumuluara në Tiranë.