FOTO/ Formacioni i sezonit në Bundesligë. Zhgënjehet Dortmundi

Agjencia e njohur e lajmeve “Goal.com” ka përzgjedhur formacionin e sezonit në Bundesligën gjermane.

Pa dyshim lojtarët e Bajernit të Mynihut dominojnë këtë 11-she, ndërsa nënkampionët e Leipzigut përfaqësohen me dy lojtarë, transmeton SYRI.net.

Skuadra e Carlo Ancelottit në këtë formacion ka pesë lojtarë, Mats Hummels, Philipp Lahm, Thiago Alcantara, Arjen Robben dhe Robert Lewandowski.

Pastaj me nga dy lojtarë vijnë edhe Hoffenheim, Baumann e Sule dhe Leipzig me Keita dhe Frosberg, ndërsa Borussia Dortmund ka vetëm një lojtar, Ousmane Dembele.