Konfirmohet/ Griezmann: Sezonin e ardhshëm luaj me këtë klub

Antoine Griezmann i ka hedhur poshtë të gjitha zërat e merkatos pasi ka pranuar se do të vazhdojë të qëndrojë te Atletico Madrid.

Në këtë mënyrë trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka marrë një shuplakë të vërtetë nga francezi që ishte një ndër objektivet kryesore të merkatos së “Djajve të Kuq”, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, transmeton SYRI.net.

Në një intervistë për radio stacionin spanjoll “Cadena Ser”, sulmuesi i Atleticos u shpreh i lumtur për jetën në “Vicente Calderon”.

“Jam shumë rehat dhe i lumtur në “Vicente Calderon”. Jam shumë i lumtur dhe nuk e çoj nëpërmend largimin. Nëse jam i lumtur me jetën time personale jam i lumtur edhe profesionalisht. Unë e dua Diego Simeonen dhe shokët e skuadrës. Jam njësoj i lumtur si ditën e parë që u prezantova. Uroj ta shijo jetën time private dhe sportive”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Manchester United ishte e gatshme të shpenzonte rreth 100 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin francez.

/ SYRI.net /