Katër persona merren peng në Gjermani, raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri

Një pengmarrje ka ndodhur në qytetin Ulm të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, një person ende i paidentifikuar mendohet se mban peng 4 persona.

Pengmarrja raportohet se ka ndodhur në një kafene, ndërsa është raportuar se janë dëgjuar edhe 4 të shtëna me armë zjarri.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur zonën ku ka ndodhur ngjarja.

“Një operacion policor është duke u zhvilluar aktualisht në Ulm. Münsterplatz verior është i rrethuar. Shmangni zonën sa më shumë që të jetë e mundur”, tha policia në një reagim në rrjetet sociale.