Tiranë - Një person tenton të vërvitet në mes të lokalit

Momente paniku gjatë natës në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet, pasi një person ka tentuar të vetëvritet.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 1:00 të së enjtes te një lokal në zonë.

Ilir B. ka tentuar të vetëvritet me një biçak në lokal. Ai ka lënduar veten dhe është dërguar në spital.

Siç bëjnë me dije burime nga policia, 46-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe depresioni.

Pas mjekimit në spital, Ilir B. është larguar për në banesë.

Ndaj tij, policia ka nisur një procedim penal për veprën penale: Shkaktimi i vetëvrasjes, të mbetur në tentativë.

Materialet hetimore në ngarkim të 46-vjeçarit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/Syri.net/