Basha takim me aleatët, diskutohet për marrëveshjen dhe listat

Përfundon takimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me aleatët e koalicionit lidhur me zgjedhjet parlamentare.

Temë e diskutimit ka qënë sesi do të përfshihen aleatët e PD-së në zgjedhje, si do të përfaqësohen. 

Nga burimet të brendshme u tha se u fol që partitë aleate të hyjnë në zgjedhje me logon e PD-së dhe kryetarët e partive aleate të jenë në listat e PD-së.