FOTO/ Kapen me 13 milionë euro drogë, arrestohen trafikantët shqiptarë në Itali

Një sasi prej 1.8 ton marijuanë është sekuestruar gjatë natës në Itali dhe katër persona janë arrestuar, dy shqiptarë dhe dy italianë.

Një patrullë e “Guardi di Finanzia-s” së Bari-t ka kanë vënë re një fugon një drejtohej për në Bisceglie (Barletta-Andria-Trani) me drita fikur dhe shpejtësi të lartë.

Mjeti që për efektivët ishte i dyshimtë, u ndoq pa u vënë re nga ata. Në një kthesë, nga pjesa e pasme e automjetit ranë në rrugë dy pako të mëdha me ngjyrë të bardhë, që u rikuperuan shpejt nga 2 personat që udhëtonin me fugon.

Automjeti ndaloi në zonën industriale të Bisceglie-s, duke parkuar në një strukturë, ku ishte dhe një garazh.

Ndërkohë, një tjetër automjet me dy persona në bord po afrohej drejt fugonit.

Në këtë pikë, efektivët vendosën të ndërhynë. Teka vunë re lëvizjen e agjentëve, një 27-vjeçar shqiptar dhe një 47- vjeçar italiane u përpoqën t’ia mbathnin duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës. Ata kërcyen nga një lartësi prej 5 metrash, por mbetën të shtrirë në tokë, të plagosur.

Me ardhjen e patrullave të tjera, u bë i mundur sigurimi i territorit dhe kapja e dy personave të tjerë, një 40- vjeçar shqiptar dhe një 50- vjeçar italian.

Identiteti i të arrestuarve për trafik ndërkombëtar droge nuk bëhet me dije.

Dy të plagosurit u transportuan në spitalet e Bari-t e Andria-s, ku ende nën arrest, po mjekohen për thyerje të ndryshme që kanë pësuar. Ndërsa dy të tjerët, janë dërguar në burgun e Trani, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Në dy fugonat u gjetën dhe sekuestruan 101 paketime me një total prej 1.800 kilogramë marijuhanë. Nëse hidhej në treg, vlerësohet se droga do të gjeneronte më shumë se 13 milionë euro, raportojnë mediat lokale. Një nga fugonat rezultonte i vjedhur.

/Syri.net/