Sllovaki: Mijëra njerëz në protestë kundër ndryshimit të Kodit Penal

Mijëra njerëz protestuan në të gjithë Sllovakinë kundër planit të kryeministrit Robert Fitz për të ndryshuar Kodin Penal dhe për të shfuqizuar zyrën e prokurorit kombëtar.

Protestat u mbajtën dje në njëzet qytete, përfshirë kryeqytetin sllovak Bratisllavën.

“Ne nuk jemi gati të dorëzohemi”, u tha Michal Simecka, lideri i partisë më të fortë opozitare Sllovakia Progresive, para qytetarëve të mbledhur në sheshin qendror në Bratislavë.

Ai ka shtuar se qytetarët do të vazhdojnë të mbrojnë drejtësinë dhe lirinë.