VIDEO/ Shkodër - Zbulohen parcelat me 900 bimë kanabisi, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim. Emri

924 bimë kanabisi janë gjetur nga 4 operacione të efektivëve të policisë së Shkodrës që kanë arrestuar një person.

Në pranga është vënë Gëzim Kaçupaj, 59 vjeç.

Gjithashtu, 7 persona po procedohen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, njofton policia.

1. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur ish Reparti Ushtarak, fshati Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër,  pronë publike, ambient i hapur, u gjetën dhe u asgjësuan gjithsej 40 bimë (kubikë) të llojit Cannabis Sativa, dhe 160 bimë të llojit Cannabis Sativa të mbira në mënyrë të çrregullt.

2. Gjithashtu gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, vendi i quajtur qafa e Boshit, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën të kultivuara 3 (tre) parcela dhe u asgjësuan gjithsej 687 bimë të llojit Cannabis Sativa, fidanë.

Për këto raste procedohen në gjendje të lirë:

L. K. 76 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër.

D. K. 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj Njësia Administrative Shalë Shkodër, me detyrë Kryeplak fshati, 

P. A. 49 vjeç, banues në fshatin Abat Shkodër, me detyrë Administrator i  Njësisë Administrative Shalë Shkodër

P. Rr.  43 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, me detyrë Kryeplak i fshatit Plan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasin:

Gj. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Plan Njësia Administrative Pult Shkodër.

3. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Aliaj, në vendin e quajtur pylli Rragamit, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan  një parcelë gjithsej, me 25 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, fidanë gjithashtu pas kontrollit të banesës së Gezim Kacupaj, u gjetën dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës matriale 154 gr, të dyshuara Cannabis Sativa.

Per këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Gezim Kacupaj, 59 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe,

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

G. K. 29 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

4. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës të shtetasit Zef Gjergji, në territorin e Bashkisë Pukë, Njësia Administrative Gjegjan, fshati Mesul, vendi i quajtur Kodra, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 12 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva fidanë.

Për këtë rast shpallet në kërkim shtetasi:

Z.GJ  57 vjeç, banues në lagjen Markatomaj Lezhë,

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë:

N. J. 48 vjeç, banues në fshatin Mesul Njësia Administrative Gjegjan Pukë, me detyrë Kryeplak në fshatin Mesul,

A.  P. 37 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Sherbimit pyjor Pukë,

F. J. 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Kryetare e Njësisë Administrative Gjegjan Pukë,

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe "Moskallezimi i krimit" të parashikuara nga nenet 284-25, 283 dhe 300 i Kodit Penal.