5 lojtarët më të mirë të sezonit në La Liga. Zhgënjehet Ronaldo dhe Reali!

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar, Real Madrid në përballjen kundër Malagas do t’i mjaftojë vetëm 1 pikë pë të siguruar titullin kampion në La Liga.

Por në aspektin individual, janë pesë lojtarë të cilët këtë sezon kanë treguar paraqitje fantastike, duke u renditur si më të mirët në pozicionet e tyre.

Golashënuesi më i mirë

Leo Messi është golashënuesi më i mirë i ligës me 35 gola, shtatë më shumë se sa Luis Suarez

Portieri më i mirë

Jan Oblak i Atletico Madridit do të fitojë çmimin Zamora, si portieri më i mirë, pasi ka pranuar vetëm 26 gola në 37 ndeshje

Asistuesi më i mirë

Luis Suarez është asistuesi më i mirë i këtij edicioni me 13 asistime, duke lënë mbrapa Toni Kroos me 12 dhe Neymar me 11

Lojtari që ka fituar më shumë topa

Mesfushori i Alaves i huazuar nga Real Madridi, Llorente ka rikuperuar më shumë topa se cdo lojtarë tjetër këtë edicion në La Liga, gjithsej 282, dy më shumë se sa Roque Mesa 283

Pasuesi më i mirë

Mesfushori i Sevillas, N’Zonzi është pasuesi më i mirë në La Liga, ku ka kompletuar 2374 pasime, 200 më shumë se sa Roque Mesa