Ditë takimesh në PD. Ja kë pret sot Basha, në selinë blu

Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga mbyllja e marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, takimet në selinë blu janë intensifikuar.

Gjatë paradites së sotme, kreu i PD-së dhe opozitës, Lulzim Basha ka dy takime të njëpasnjëshe.

Të parin e ka me krerët e PD-së në rrethe, të cilëve mësohet se do u japë direktivat se si do të veprohet tani dhe për të nisur edhe propozimet për kandidatët për deputetë.

Ndërkaq në orën 12:00 Basha do të presë në seli aleatët opozitarë. Këtë radhë nuk do të jenë vetëm ata parlamentar, por të gjithë aleatët.