Arrestohet një shqiptar në Igumenicë me dokumenta të vjedhura italiane

Një shqiptar 35 vjeçar është arrestuar dje në mesditë më 18 maj 2017 nga policia greke në portin e Igumenicës, pasi ka rezultuar me dokumenta falso, më saktë  të vjedhura të një shtetasi italian.

Arrestimi u bë nga Policia e Thesprotisë me dy akuza: Dokumenta udhëtimi të vjedhura dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Gjatë kontrollit të dokumentave të udhëtimit, policia greke zbuloi se dokumenti i identifikimit dhe patenta italiane ishin vjedhur sepse ndaj shqiptarit kishte një masë ndalimi për të hyrë në zonën Shengen.

I arrestuari do të paraqitet para prokurorit publik të Thesprotisë dhe do të merret në pyetje edhe nga departamenti i Emigracionit në Igumenicë./Syri.net