Spanja: Ndaloni sulmet kundër forcave të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS

Sulmet kundër “trupave të huaja” të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist “duhet të ndalen”, deklaroi nga Iraku kreu i diplomacisë spanjolle Josè Manuel Albares, i cili ka ushtarë të angazhuar në këtë aleancë ushtarake të udhëhequr nga Uashingtoni. 

"Ne jemi këtu me kërkesë të qeverisë irakiane dhe do të largohemi kur qeveria irakiane të vendosë ta bëjë këtë. Është thelbësore për të shmangur një përsëritje të krizës në Gaza", tha ministri spanjoll gjatë një takimi për shtyp në Bagdad me homologun e tij irakian Fouad Hussein.