Dries Martens gati firmën me gjigantët italianë

Skuadra e Napolit dhe sulmuesi belg, Dries Martens kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën deri në vitin 2020.

Sipas burimeve të “La Republica”, Napoli nuk dëshiron ta humbë sulmuesin e cili ka kaluar një sezon fantastik duke i ofruar atij një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Lojtari po kalon në formën më të mirë në karrierë, duke qenë golashënuesi më i mirë si skuadrës së Napolit.

Klauzola e largimit të Martens është 30 milionë euro.

/ SYRI.net /