Kapet i shumëkërkuari nga Fieri, i dënuar me 15 vite burg. Emri

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për "trafikim të lëndëve narkotike" dhe i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg, është arrestuar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë finalizuar operacionin e koduar "Driver".

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i: Mikel (Enea) Hyka, 35 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori" Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim".

Hyka do të ekstradohet drejt Italisë, njofton policia.

/Syri.net/