FOTO/ Lazio jep lajmin e keq për Thomas Strakoshën

Megjithëse se Thomas Strakosha ka zhvilluar një sezon fantastik, drejtues të skuadrës së Lazios po mendojnë që të afrojnë në skuadër një portier me eksperiencë.

Sipas burimeve të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Lazio së bashku me Napolin kanë hyrë në garë për të nënshkruar me portierin e Juventusit, Norberto Neto, transmeton SYRI.net.

27-vjeçari pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” pasi gjatë gjithë sezonit është ulur në stol duke shërbyer si një zëvendësues i Gianluigi Buffon, shkruan “Football-Italia”.

Në rast se do të transferohet te Lazio atëherë Strakosha me shumë mundësi do të përfundojë në stolin rezervë pasi Neto kërkon postin e titullarit.

Për zhvillime të mëtejshme duhet të presim ditët në vijim dhe më pas hapjen e dritares së transferimeve.

/ SYRI.net /