Japoni, një burrë u dënua me vdekje për zjarrin në një studio animacioni në Kioto që vrau 36 persona

Një japonez është dënuar me vdekje për një sulm me zjarr në një studio animacioni në Kioto në vitin 2019, i cili vrau 36 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Incidenti, një nga më vdekjeprurësit në Japoni në dekadat e fundit, vrau kryesisht artistë të rinj dhe tronditi botën anime.

Shinji Aoba, 45 vjeç, u deklarua fajtor për sulmin, por avokatët e tij kishin kërkuar një dënim më të lehtë, duke argumentuar arsyet e “paaftësisë mendore”.

Gjyqtarët e refuzuan këtë megjithatë, duke vendosur që Aoba e dinte se çfarë po bënte.

“Kam përcaktuar se i pandehuri nuk ishte i çmendur ose i dobët mendërisht në kohën e krimit,” tha kryegjyqtari Masuda të enjten në Gjykatën e Qarkut të Kiotos.

“Vdekja e 36 personave është jashtëzakonisht e rëndë dhe tragjike. Frika dhe dhimbja e viktimave të ndjera është e papërshkrueshme,” tha ai sipas raporteve të NHK.

Shumë nga stafi i animacionit u vranë pasi u bllokuan në katet e sipërme të studios ndërsa zjarri u përhap, shkruan BBC.