Pas shkarkimit, Xhafaj dhe Çako shkojnë në zyrën e Edi Ramës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është një nga të shkarkuarit me marrëveshjen Rama-Basha dhe menjëherë pas kthimit nga Italia ka shkuar në zyrën e kryeministrit.

Xhafa i ka shkuar Edi Ramës në zyrë pak minuta më parë. bashkë me të është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Biseda besohet se ka të bëjë me lëvizjet  që do të bëhen në bazë të paktit që është nënshkruar me opozitën.