Ky fëmijë i adoptuar donte që e ëma ta dinte patjetër këtë gjë

Fundjava që lamë pas përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Nënave. ‘Happy Mother's Day’ ishte urimi i të gjithëve për nënat e tyre, por asnjë urim nuk i ngjan atij të një vogëlushi të adoptuar 9-vjeçar, i cili i shkroi një letër me shkrim dore nënës së tij. Letra me dy faqe nuk kishte asnjë ngjashmëri me letrat e zakonshme që nënat marrin në raste të tilla.

Në letrën e tij të gjatë, djaloshi falënderonte të ëmën për shumë gjëra që bënte për të, që nga blerja e picave deri te bejsbolli në oborrin e shtëpisë. Vogëlushi, po ashtu, nuk harron t’i përmendë së ëmës sa e mirë duket kur përdor make up. Por ishte një arsye tjetër ajo për të cilën 9-vjeçari donte ta falënderojë të ëmën. Ai i shpreh mirënjohjen që e ka adoptuar...

"Duke lexuar letrën e tij kur më falënderon që e kam adoptuar. Kjo ma shkriu zemrën",- shkruan e ëma në Instagram. "Adoptimi nuk është sekret në familjen tonë, është festë. Po vogëlushi nuk e kupton që adoptimi ishte një dhuratë shumë e madhe për ne sesa ne për të. Do ta mbaj këtë letër gjatë gjithë jetës sime...”