Sarandë, një person gjendet i vdekur në vendin e punës

Një person është gjetur i vdekur në vendin e punës mëngjesin e sotëm.

Viktima G.I., rreth 53 vjeç (banues në Sarandë) punonte si roje (punonjës i policisë private) në qendrën e kontrollit të automjeteve të fshatit Vrion, Bashkia Finiq.

Trupi i pajetë i tij u gjet nga punonjësi i turnit tjetër.

Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar menjëherë policinë.

Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër, njofton policia, që shton se dyshohet se vdekja e G.I., ka ardhur për shkak të një infarkti.

/Syri.net/