Rama i gëzohet largimit të protestuesve nga sheshi, ja ç'shkruan

Kryeministri Edi Rama i është gëzuar sot largimit të protestuesve nga bulevardi përpara Kryeministrisë, një ditë pas arritjes së marrëveshjes me opozitën për zgjedhjet parlamentare.

Duke publikuar një kartolinë humoristike, Rama ka uruar "qytetarët dhe vizitorët e Tiranës sot për hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale. Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut, - shkruan ai në Fb, -  për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit."

Nga ditët e protestës