‘23 ditë protestë’/ Qindra demokratë mblidhen sërish në mbështeteje të liderit të opozitës Sali Berisha

Qindra demokratë janë mbledhur për 23 ditë resht në mbështetje të kryetari të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke kundërshtuar vendimin politik të dhënë nga gjykata e dirigjuar nga Edi Rama.

Mbështetësit e Berishës mblidhen çdo pasdite poshtë banesës së tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, ose siç është pagëzuar nga demokratët si ‘Rruga e Shpresës’, për të kundërshtuar vendimin e GJKKO-së e cila e ka lënë në arrest shtëpie liderin e opoztiës, duke shkelur ligjet dhe kushtetutën e vendit.

‘Rruga e Shpresës’ tashmë është kthyer në rrugën e rezistencës kundër narko-regjimit të Edi Ramës, i cili ka marrë në kontroll edhe ‘drejtësinë e re’, të financuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë.