Basha shkon në KiE dhe kërkon hetim për zgjedhjet në Serbi, asnjë fjalë për masakrën elektorale të Ramës

Kur mendon se Luli i ka kryer të gjitha shërbimet Edi Ramës, ai nuk vonon të të provojë të kundërtën.

Kjo ka ndodhur së fundmi, Luli Basha ka shkuar në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe ka folur për zgjedhjet në Serbi e ku ka kërkuar hetim ndërkombëtar për to.

Këtë e bën njeriu që, çoi drejt shkatërrimit dhe zhdukjes për 8 vite opozitën shqiptare, dhe nuk çoi kurrë në asnjë kancelari europiane denoncime për vjedhjet e votave nga Edi Rama.

Njeriu që ka dhënë kontributin më të madh për formëzimin e Vuçiçit shqiptar është Lulzim Basha.

Kur je peng, do lexosh gjothmonë tekstin që të jep pengmarrësi, dhe nuk del zbuluar vetëm në sytë e vendit tënd, por edhe ndërkombëtarisht.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Këshillit të Europës, Basha u shpreh se, ‘Serbia po saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska. Ndër të tjera ai bëri thirrje për hetim ndërkombëtar për parregullsitë e zgjedhjeve në Serbi pak ditë më parë.” Pra pa pikë turpi, pasi ka “sistemuar” situatën në Shqipëri, hidhet për të sistemuar edhe atë në Serbi.