FOTOLAJM/ ‘Beteja me krimin vazhdon’/ Lideri i opozitës pritet me entuziazëm nga protestuesit

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, e nisi mëngjesin duke përshëndetur gazetarët dhe ndjekësit.

Ai u shfaq i buzëqeshur përpara se të nisej për në SPAK.

Ndërkohë, përpara godinës së SPAK, ai u prit nga qytetarë të shumtë.

Ata brohorisnin me entuziazëm, kurse Berisha dha një prononcim të shkurtër për mediat.

“Beteja me krimin vazhdon,” tha Berisha, teksa futej brenda.

Ky proces politik ka pasur për qëllim të godasë opozitën shqiptare.

Kujtojmë se Berisha u vendos nën masë sigurie pa asnjë fakt, provë apo dokument.