Basha shkon për herë të dytë tek Çadra: Të bëjmë gjithë Shqipërinë si ky shesh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar për herë të dytë tek Çadra e Lirisë për të mbajtur fjalën përpara protestuesve.

Kreu i PD ka përgëzuar qytetarët për qëndresën e vendosur dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kurojën dhe besimin e treguar ta përhapin në të gjithë Shqipërinë.

“Ky shesh janë hapësira e parë që ju çliruat me fuqitë e zemrave tuaja më 18 shkurt. Tani që themelet e republikës së re janë mishëruara në marrëveshje, ju fitimtarët e vërtetë të kësaj beteje, bashkë me gjithë shqiptarë, ju pret një tjetër mision i madh. Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajën tuaj”, tha Lulzim Basha.