Gjendet gjysëm kafke njeriu në afërsi të një shpelle në Tepelenë

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. 

Tepelenë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. 

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.