", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/January/20/auto_Screenshot_151705786332.jpg", "width": 900, "height": 502 } }

VIDEO/ Dy luftanije britanike përplasen në brigjet e Bahreinit

Përplasja e dy luftanijeve britanike në brigjet e Bahreinit ka shkaktuar shqetësim dhe nevojën për një hetim. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë HMS Chiddingfold duke u përplasur me HMS Bangor.

Sipas Marinës Britanike, nuk ka pasur të lënduar në anëtarët e ekuipazhit, por ka pasur dëme. Zëvendësadmirali Edëard Algren theksoi se shkaku i përplasjes është duke u hetuar.

Ai shtoi se protokollet e sigurisë së makinerive zbatohen në mënyrë rigoroze, por “për fat të keq mund të ndodhin incidente të këtij lloji”.

“Unë mund t’ju siguroj se një hetim i plotë tashmë është duke u zhvilluar dhe se çdo ndryshim që mund të parandalojë incidente të mëtejshme do të zbatohet. Ndërkohë, MB do të vazhdojë të luajë një rol kyç në garantimin e sigurisë së transportit tregtar në rajon,” shtoi ai.