Ndryshim radikal në Angli, kush simolon dënohet direkt me penallti

BBC raporton se FA ka konfirmuar një rregull të ri për simulimet, që është dënimi edhe më i madh për lojtarët që e bëjnë këtë.

“Lojtarët do të dënohen atëherë kur ka dëshmi dhe është e qartë se gjyqtari është mashtruar nga një akt i simulimit, dhe si rezultat i drejtpërdrejtë kur ekipit të lojtarit që ka simuluar do t’i akordohet penalti, dhe/ose kur një lojtar kundërshtar është përjashtuar nga loja”, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve lojtarët do të dënohen në retrospektivë, dhe nëse lojtari është fajtor atëherë për shkak të simulimit mund të pezullohet për dy ndeshje.