Basha shkon në Çadrën e Lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shkojë rreth orës 19:30 në çadrën e protestës ku do të njoftojë protestuesit dhe simpatizantët për marrëveshjen që arriti me Kryeministrin Edi Rama

Sot pritet që të jetë edhe fjala e fundit e Lulzim Bashës në çadër, për shkak të paktit të arritur.

Gjatë orëve të mbrëmjes, çadra pritet që të hiqet nga bulevardi “Bajram Curri”.