Izraeli godet Damaskun/ Shënjestër ishte Garda Revolucionare e Iranit

Mediat siriane raportojnë për shpërthime në kryeqytetin Damask.

Sipas Al Jazeera, dyshohet për një sulm izraelit ndaj një godine rezidenciale.

Në këtë lagje ndodhen një seri misionesh diplomatike, përfshi ambasadat e Iranit dhe të Libanit.

Sipas informacioneve, shënjestër ka qenë një njësi e Gardës Revolucionare të Iranit.

Burimet thonë se janë të paktën 5 viktima nga ky sulm mbi godinën ku mblidheshin zyrtarë të lidhur me Iranin.

Kurse mediat izraelite thonë se është vrarë një zyrtar i Gardës Revolucionare të Iranit.