FOTO-VIDEO/ Publikohet traileri i filmit të huaj ‘Cyborg’, pjesë e filmit dy aktorë shqiptarë

Numri i artistëve shqiptarë që kanë prekur majat e suksesit në botë po rritet çdo ditë e më shumë.

E shumë nga ta me punën dhe talentin e tyre kanë arritur të bëhen pjesë e projekteve kinematografike hollivudiane.

Ndër ta janë edhe dy aktorë të njohur shqiptarë të cilët së fundmi janë bërë pjesë e një filmi të huaj,.

Bëhet fjalë për aktorët Ismet Shala nga Kosova dhe Flamur Arslani nga Maqedonia të cilët janë pjesë e filmit Cyborg X1 të regjisorit Holger Menzel.

Ky film po xhirohet në disa lokacione në Mynhen të Gjermanisë. Ndërkohë që disa skena të filmit pritet të xhirohen në Londër.

Drejtor i filmit është Peter Enderes, regjisor Holger Menzel, kamerë Bare Vardiç, skenarit Peter Enderes ndërsa aktorë Flamur Arslani, Ismet Shala, Ahmet Oztürk, Guido Kesler, aktorja Maria Réka dhe të tjerë.

Ky film pritet të ketë premierën në janar të vitit 2018 në kinematë e Los Angeles.

Aktorët Ismet Shala dhe Flamur Arslani janë pjesë e shumë filmave të nominuar për çmimin Oscar.