Gazetari Ermal Rizaj gozhdon Bashën: Nuk mohon dot milionat e gruas te ‘Lion Park’

Gjatë konferencës së sotme Lulzim Basha është gozhdur nga gazetari i Syri TV, Ermal Rizaj, pyetjeve të të cilit nuk iu përgjigj dot asnjërës.

Basha nuk mundi dot të mohojë faktin e milionave lekëve prona, të cilat i ka regjistruar në emër të bashkëshortës dhe kunatit të tij.

Por burim i këtyre të ardhurave janë gjobat që Basha ka vënë si kryetar opozite ndaj bizneseve, gjë për të cilën është akuzuar publikisht edhe nga Gazmend Bardhi, por edhe para të pazareve të tij me Edi Ramën duke shitur kauzat opozitare.

Debati mes Rizait dhe Bashës:

Rizaj: Zoti Basha, në fjalën tuaj ju denoncuat çështjen e kullave. Në vitin 2022 në deklaratën e ILDKPI, bashkëshortja juaj dekralon se ka përfituar nga trashëgimia 5 apartamente, 5 garazhe, 5 llogari bankare me shuma të ndryshme këto llogari bankare. A ndodhen në “Lion Park” këto apartamente dhe garazhe për të cilat ju keni akuza publike?

Basha: Edhe njëherë, kjo është një përpjekje, përpjekja më e ulët në debatin publik është të sulmosh personin që po lançon idetë. Nuk merren me idetë e mia, nuk merren me Refomën Zgjedhore…

Rizaj: Më jepni përgjigje për pyetjen sepse keni akuza publike..

Basha: Nuk merresh me çështjen, merresh me personin, kjo është taktikë e vjetër. Unë kam bërë propozime konkrete, ligjin për veting politikanësh, kontrolli i pasurive… Kush ka dyshime për mua, t’i drejtohet SPAK-ut.

Rizaj: Zoti Basha, ju lutem, edhe për etikën e konferencës. Unë ju bëra një pyetje,

Basha: Ermal, e more përgjigjen. Edhe një pyetje keni...

Rizaj: Zoti Basha, pse e keni kaq problem të përgjigjeni. I keni apo jo këto apartamente?

Basha: I kam deklaruar çdo vit në ILDKPI, i kam deklaruar.

Rizaj: Zoti Basha, i keni apo jo te “Lion Park” se qytetarët nuk e dinë vendndodhjen. I keni në atë vend apo jo?

Basha: Thuaju të votojmë vetingun. A janë të gatshëm pronarët e tu?

Rizaj: Të gatshëm janë dhe mbajnë përgjegjësi. Zoti Basha, keni përgjigje për pyetjen apo jo?

Basha: Përgjigjen e more…

Rizaj: Një aksionist, që ju nuk ia thoni emrin, ju ka bërë akuza publike.

Basha: Aksionistët shkojnë e vijnë, e vërteta mbetet.

Rizaj: Po ju emrin nuk ia përmendni, se ju ka bërë akuza publike..

Basha: Aksionistët shkojnë e vijnë...

Rizaj: Garazhet dhe apartamentet mbeten.

Më poshtë deklarata e pasurisë së bashkeshortes se Bashës, të cilën ai nuk e mohoi dot edhe pse u përpoq gjithë kohën të intimidonte gazetarin Ermal Rizaj.