Nard Ndoka tregon çfarë tha Rama dje kur kërkoi takimin me Lulzim Bashën

Deputeti dhe kryetari i PDK Nard Ndoka ka treguar se çfarë ndodhi dje në tryezën mes partive politike në Kryesinë e Kuvendit që zgjati 2 orë, para se të ndodhte takimi kokë më kokë Rama-Basha.

I ftuar në Report Tv, ai tregon se shpresat u rikthyen në momentin kur Kryeministri Edi Rama kërkoi takimin me Bashën.

“Një takim formal. Rama u shfaq siç është. Ashtu është i gatuar, një pjesë e ndihmojnë që ai të jetë më i lirshëm. Madje ai në një farë mënyre tha që paketa amerikane nuk ishte diskutuar fare me të.

E hodhi fajin tek amerikanët se sipas tij nuk ishte diskutuar kjo paketë. Pastaj ai filloi të flasë për përgjegjësinë që ai ka si kryeministër si e mendonte zgjidhjen e krizës se cilat ishin pengesat që mund të tejkaloheshin, por unë së bashku me Dukën e Dulen kemi pasur bisedë miqësore dhe ia ka kërkuar në shenjë përgjegjësie kombëtare që ai ishte personi i vetëm që ka vendimmarrjen.

Atëherë kur kishte humbur çdo shpresë, papritur e pakujtuar, Rama kërkoi një takim me Bashën që u finalizua me pakt. Unë e çmoj këtë”, tregon kreu i PDK Nard Ndoka.