Dueli i shekullit, McGregor përballë Mayweather

Përballja e shumë pritur mes Conor McGregor dhe ish-kampionit të bosksit Floyd Mayweather, i tërhequr nga ky sport në vitin 2015 me një rekord prej 49 fitoresh dhe asnjë humbje është shumë pranë realizimit. 

McGregor ka firmosur i parë akordin për zhvillimin e këtij dueli. Njoftimin e ka dhënë Presidentja e UFC, Dana White. Kushtet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike, si dhe ende nuk ka një datë se kur mund të zhvillohet përplasja e dy titanëve.

28-vjeçari kampion i arteve marciale ka konfirmuar lajmin se ai është gati për duelin e shekullit. Ende nuk ka asnjë deklaratë nga Mayweather, i cili pasi u tërhoq nga ky sport ka preferuar të shijojë jetën e tij private mes luksit dhe makinave të shtrenjta. 

E vetmja mundësi që Floyd Meyweather të pranojë të riveshë dorezat e boksit do të ishte një shumë stratosferike për fituesin.