Fushata/ 81 vjeçari pret mes borës dhe ngricave takimin me Trump në New Hampshire
Një ditë pas fitoreje triumfuese në Iowa, ku mundi DeSantis dhe Haley me rreth 30 pikë përqindje, Trump u paraqit në sallën e gjyqit të Nju Jorkut për të vëzhguar përzgjedhjen e jurisë për rastin e shpifjes, të ngritur kundra tij.
Ai nuk u largua nga ndërtesa e gjykatës federale deri në mesditë, duke postuar në platformën e tij “Truth Social” se duhej të ishte në New Hampshire, por “duhej të kalonte kohë në një gjykatë federale me një gjykatës të Majtë Radikal që urrente Trump”.
Mbështetësit e tij, ndërkohë, pritën për orë të tëra në Neë Hampshire të goditur nga stuhia pasi avioni i Trump u vonua për shkak të motit të keq.
"Na ngrinë të ndenjurat duke u përpjekur të hyjmë këtu!" tha Phil Caron, 81 vjeç, i cili kishte ardhur nga Massachusetts.
Gjithashtu takimi me Trump për Cat Wiggins, 51 vjeçe, nga Hampton, New Hampshire ishte për herë të parë. Ajo nuk e kishte problem të priste.
"Jam plotësisht e emocionuar," tha ajo, duke shtuar se ishte në anën e Trump në lidhje me problemet e tij ligjore. Ajo tha se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat demokrati Joe Biden fitoi, sipas saj ishin "të vjedhura".
Trump doli në skenë me dy orë vonesë, duke e i treguar turmës se sa e vështirë ishte për të arritur atje.
Fluturimi ishte i rrezikshëm, sipas Trump dhe piloti i kishte kërkuar që të mos shkonte mes borës së madhe dhe erërave të forta./ Reuters/