FOTO/ Kapet drogë në doganën e Kakavijës, një në pranga. Ja emri

Një i ri është vënë në pranga pasi në makinën e tij është gjetur një sasi droge. Burime nga policia thanë se është arrestuar Klajdi Këllçiu nga Fieri.

Gjatë kontrollit në doganë e Kakavijës, është paraqitur shtetasi Klajdi Këllçiu me automjetin tip "Benz", me targa AA 953 GF.  Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, me  peshë totale 6 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit :

Klajdi Këllçiu, 29 vjeç, banues në Fier.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për akuën e “Trafikimi i narkotikëve”.