Ai që donte t'i mbyllte në një dhomë Ramën e Bashën, Eduard Kukan: Sot jam shumë i lumtur

Eurodeputeti Eduard Kukan ka shprehur gëzimin e tij për arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve politike në Shqipëri për zgjidhjen e krizës.

Ai ka shkruar sot në Twitter se ndihet "shumë i lumtur që dëgjon lajme të mira nga Shqipëria këtë mëngjes pasi Kryeministri Rama dhe Lulzim Basha kanë arritur një marrëveshje mbi zgjedhjet."

Në muajin prill, nga Brukseli, Kukan tha se "zgjedhjet pa opozitë janë të këqija e dëmtojnë vendin... Unë nuk e di çfarë do ndodhë nëqoftëse nuk ka dialog, por unë besoj se ka dhe do ketë dialog. Unë do t'i kisha mbyllur në një dhomë, - nënkuptoi Kukan atëherë, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën - deri sa të gjejnë zgjidhje”, sugjeroi ai atëherë nga vetja si me humor, por që me sa duket, u përmbush.

Mesazhi i Kukan në Twitter