", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/January/17/auto_Screenshot_21705500018.jpg", "width": 900, "height": 559 } }

Reshjet e dendura të borës ‘mbërdhejnë’ Norvegjinë, mbyllet aeroporti i Oslos, ndalojnë edhe trenat

Aeroporti kryesor i Oslos u mbyll këtë të mërkurë për arsye sigurie për shkak të reshjeve të mëdha të borës në rajonin e kryeqytetit norvegjez, njoftoi operatori Avinor, ndërsa shumë trena dhe mjete të tjera të transportit publik u vonuan ose anuluan ndjeshëm.

Vala e ftohtë përfshiu të gjithë Evropën. Aeroporti do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në orën 14:30, por ka mundësi që mbyllja të zgjatet. “Kjo është jashtëzakonisht e rrallë… Ka aq shumë borë saqë pilotët nuk mund t’i shohin dritat në tokë, kështu që ne i kemi ndalur të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse. Siguria në radhë të parë“, tha një përfaqësues i Avinor.

Avinor u kërkoi pasagjerëve të kontaktojnë linjat e tyre ajrore për informacion.

Shërbimet e trenave në pjesë të Norvegjisë lindore gjithashtu u ndërprenë këtë të mërkurë për shkak të kushteve të motit, njoftoi operatori Bane Nor në një deklaratë.