2 vetëvrasje dhe një në gjendje të rëndë/ Çfarë po ndodh me vajzat greke që jetojnë në Stambol?

Dy gra greke kanë kryer vetëvrasje ndërsa një tjetër është gjetur pa jetë pranë bashkëshortit të saj

Diaspora greke në Stamboll është tronditur pas incidenteve të përsëritura javën e fundit sipas medias helene Prothema.gr.

E para ka të bëjë me një 54 vjeçare e cila u hodh nga çatia e një qendre tregtare në Stamboll ku dhe humbi jetën.

Këtë vetëvrasje e pason një tjetër vetëvrasje misterioze.

Një grua serish me origjinë grek hidhet nga ura ndërsa incidenti i tretë ka të bëjë me një tjetër grua e cila u gjet pa ndjenja pranë partnerit të saj të vdekur.

Ajo është shtruar në spital dhe është në kujdesin mjekësor.

E para ka ndodhur rreth një javë më parë, kur një e re me origjinë greke ka tentuar të vrasë veten teksa ngiste makinën. 

E reja e ka kthyer mjetin drejt kangjellave të urës me shpejtësi të madhe. Makina ka goditur parmakët e urës dhe  është penguar. Më pas ajo ka hap derën dhe është hedhur nga ura.

Sipas mediave turke vajza kishte planifikuar vetëvrasjen e saj, pasi më herët kishte vizituar një mikeshë të saj të cilës i kishte lënë qentë për t'u kujdesur për ta. 

 

Ngjarja e dytë e çuditshme ka ndodhur në zonën e Galatas të Stambollit dy ditë më parë. Një burrë norvegjez dhe një grua greke që ishin çift, kishin marrë me qira një apartament në një pallat në zonën e Galatas në qendër të qytetit.

Çifti është gjetur në shtrat nga pronari i cili po i kërkonte dhe nuk i gjente. Ai hyri me një çelës rezervë dhe i gjeti të shtrirë pa ndjenja në dhomën e gjumit. Ai thirri ambulancën dhe mjekët që mbërritën në banesë konstatuan se norvegjezi kishte vdekur, ndërsa partnerja e tij greke kishte ende puls.

Ajo u transferua menjëherë në një spital në zonën e Fatih Samatya, ku po trajtohet.