Revolucion te Interi, nuk do ta besoni trajnerin e ri

Pas një sezoni katastrofë, Interi po mendon për revolucion që sezonin e ardhshëm të ndërtojë një skuadër konkurruese jo vetëm në Serie A por edhe në Champions League.

Sipas raportimeve të fundit përtej Adriatikut, “Nerazzurrët” janë duke punuar me agjentin e njohur Jorge Mendes i cili mund të sjellë Pepen dhe trajnerin aktual të Monacos, Leonardo Jardim, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Sipas burimeve të “Tuttomercatoweb”, Mendes do të përpiqet që të sjellë emra të njohur në “San Siro” ku në mes tyre qëndron edhe Angel Di Maria.

Dy javë nga fundi, Interi pozicionohet në vendin e 8-të në Serie A, 4 pikë larg vendit të Europa Leagues.

/ SYRI.net /