VIDEO/ Zv/kryetarja e LSI zbulon datën e zgjedhjeve?

"Ju ftoj dhe ju të bashkoheni me ne, më 16 korrik, se në këtë datë u lanë apo jo?! - Kështu është shprehur Zv.kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sot sot në mëngjes në emisionin “Wake up” në “Top Channel” duke zbuluar, me shumë gjasa, datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Kryemadhi ishte e ftuar për të folur rreth jetës së saj familjare me bashkëshortin Ilir Meta që do të ngjitet në postin më të lartë të shtetit, por nuk mundi t'i shmangej çështjeve politike, sidomos kur një natë më parë sapo ishte arritur marrëveshja Rama - Basha për zgjidhjen e krizës politike. 

“LSI është një shans për të gjithë, - tha Kryemadhi, në frymën e fushatës - ndaj  ju ftoj dhe ju të bashkoheni me ne më 16 korrik, se në këtë datë u lanë apo jo?”, iu drejtua Kryemadhi, moderatorëve Eno Popit dhe Isli Islamit.

Megjithatë, data e mbajtjes së zgjedhjeve mbetet për t'u parë në orët në vijim, kur të saktësohen detajet e marrëveshjes ndërmjet palëve të lidhur mbi paketën McAllistër +.