Protestat e përgjakshme në Venezuelë, qeveria dërgon ushtrinë të ndalojë popullin

Venezuela zyrrtare ka deklaruar se po dërgon 2,600 trupa në rajonin perëndimor të Tachiras për të ndaluar grabitjet dhe trazirat mes protestave të vazhdueshme kundër qeverisë.

Në kryeqytetin e San Cristobal, shumica e dyqaneve dhe bizneseve janë të mbyllura dhe të ruajtura nga ushtarët.

Tre protestues, duke përfshirë edhe dy adoleshentë, janë vranë në Tachira gjatë kësaj jave.

Që nga fillimi i protestave për zgjedhje të parakohshme në fillim të prillit, mësohet të kenë humbur 43 persona.

Presidenti Nicolas Maduro ka akuzuar opozitën për nxitje të dhunës duke i thirrur njerëzit në rrugë.

Demonstruesit janë të zemëruar për planet e zotit Maduro për të rrëmbyer pushtetin në dhe po kërkojnë zgjedhje të menjëhershme.

Qeveria ka paralajmëruar demonstruesit, të cilët kanë protestuar prej një muaji, se e drejta e tyre për të shkaktuar trazira në rrugë nuk është absolute.

Ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm Nestor Reverol paralajmëroi se bllokimi i autostradave do dënohet me tetë vjet heqje lirie. /SYRI.net/